“Fantastike nëse nuk do jemi të detyruar të sulmojmë”, mesazhi i Trump për Iranin

Para shfaqjes së dokumentarit për Melania-n, presidenti amerikan foli edhe për emigracionin dhe afrimin e Londrës me Pekinin.

30.01.2026. 08:37

“Fantastike nëse nuk do jemi të detyruar të sulmojmë”, mesazhi i Trump për Iranin

Nga “Kennedy Center”, para shfaqjes në të dokumentarit kushtuar zonjës së parë, Melania Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara komentoi disa nga çështjet kryesore të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme. Në lidhje me Iranin, kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se “shpreson” që të mos ketë nevojë për ndërhyrje ushtarake.

“Kemi shumë anije të mëdha dhe të fuqishme që po lundrojnë në këto momente drejt Iranit. Do të ishte fantastike të mos detyroheshim ti përdornim”, deklaroi ai për gazetarët e pranishëm.

Lidhur me situatën në Minnesota, Trump ka bërë të qartë se agjentët e emigracionit do të vijojnë aktivitetin dhe se nuk ka asnjë plan për tërheqjen e tyre nga ky shtet. “Nuk do ti tërheqim agjentët e ICE nga Minnesota. Absolutisht jo”, tha Donald Trump.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se të premten do të bëjë publik emrin e kreut të Rezervës Federale, si pasues të Jerome Powell, mandati i të cilit përfundon në muajin maj. Në deklaratat e tij, Trump shprehu edhe shqetësim për afrimin e Mbretërisë së Bashkuar me Kinën, duke e cilësuar këtë qasje si të rrezikshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)