Ish-bashkëshorti i Jill Biden, 77-vjeçari William Stevenson është arrestuar në shtetin e Delaware me akuzën se ka vrarë gruan e tij. Në fund të dhjetorit, policia u thirr në banesën e familjes Stevenson, ku gjeti pa shenja jete 64-vjeçaren Linda Stevenson.
Trupi i saj u dërgua për autopsy, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas rezultateve të ekzaminimit mjeko-ligjor, gruaja është vrarë dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj u arrestua me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. Ish-Zonja e Parë Jill Biden ishte martuar me Stevenson në shkurt të vitit 1970, ndërsa në mars të vitit 1975 ajo u njoh me senatorin e atëhershëm Joe Biden.
Në mbrëmjen e vonë të 28 dhjetorit, policia ndërhyri në banesën e çiftit Stevenson pas një raportimi për një konflikt familjar. Në sallon, efektivët gjetën trupin e pajetë të gruas 64-vjeçare. Përpjekjet e personelit mjekësor për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. William Stevenson u arrestua në vendngjarje me akuzën e vrasjes së shkallës së parë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Për lirimin e tij është kërkuar një garanci prej 500 mijë dollarësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)