Theu sanksionet e Trump, amerikanët kapin në Oqeanin Indian anijen e lidhur me Iranin dhe Rusinë

Forcat amerikane kanë sekuestruar në orët e para të së dielës një cisternë nafte me flamur panamez, me emrin Veronica III, që dyshohet se kishte lidhje me ‘flotën hije’ të Iranit dhe Rusisë.

Burimi: CNN

15.02.2026. 15:32

Anija cisternë, e cila sipas Departamentit Amerikan të Luftës u përpoq të shkelte sanksionet e vendosura nga Donald Trump, u sekuestrua gjatë një operacioni në Oqeanin Indian.

Operacioni u krye pa incidente, sipas një postimi nga departamenti në platformën ‘X’, ku shihen marinsat amerikanë duke zbarkuar në çisternë.

"Gjatë natës, forcat amerikane kryen një inspektim dhe sekuestrim të Veronica III në zonën e përgjegjësisë INDOPACOM (njësia ushtarake amerikane përgjegjëse për Indo-Paqësorin) pa asnjë incident", njoftoi Departamenti i Luftës.

Në deklaratë shtohet se anija është gjurmuar nga Karaibet në Oqeanin Indian dhe përfundimisht u kap të dielën herët në mëngjes.

"Asnjë komb tjetër nuk ka shtrirjen, durimin apo vullnetin për ta bërë këtë. Ujërat ndërkombëtare nuk janë strehë. Nga toka, ajri apo deti, ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju nxjerrim para drejtësisë. Departamenti i Luftës do t'u mohojë aktorëve të paligjshëm dhe agjentëve të tyre lirinë e lëvizjes në hapësirën detare”, nënvizohet në deklaratë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)