Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar një padi kundër Rusisë nga një fond investimesh amerikan, I quajtur “Noble Capital RSD”. Lënda e padisë së ngritur lidhet me bonot e Perandorisë Ruse të emetuara në vitin 1916.
Sipas dokumenteve të padisë, bëhet fjalë për obligacione me vlerë fillestare 25 milionë dollarë. Megjithatë, duke përllogaritur më tepër se një shekull interesa të akumuluara dhe inflacionin, shifra e pretenduar ka arritur në 225 miliardë dollarë.
Edhe pse bëhet fjalë për një çështje të 110 viteve më parë, paditësit kërkojnë që detyrimet financiare të shlyhen nga asetet e ngrira ruse në Shtetet e Bashkuara. Këto të fundit janë të bllokuara pas sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Kremlini e kundërshton padinë duke u mbështetur në parimin e imunitetit Sovran. Sipas argumentit të Moskës, borxhet e periudhës së Perandorisë nuk janë më të vlefshme dhe juridikisht nuk mund të kërkohet shlyerja e tyre nga shteti aktual rus.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)