Më shumë se 40 vite burg për vrasjen që se pranoi kurrë, 64-vjeçari tani rrezikon të dëbohet nga SHBA

Një 64-vjeçar që kaloi mbi katër dekada në burg për një vrasje që këmbëngul se nuk e ka kryer, po përballet me një betejë të re ligjore, pasi një gjykatës në SHBA i ka refuzuar lirimin me kusht.

Burimi: CNN

17.02.2026. 18:29

Subramanyam “Subu” Vedam, i ardhur nga India në SHBA si foshnjë dhe rezident i përhershëm, u lirua në tetor 2025 pasi dënimi i tij për vrasje u rrëzua nga gjykata. Por vetëm një ditë pas heqjes së akuzave, ai u mor në paraburgim nga autoritetet e emigracionit, mbi bazën e një urdhri të vjetër dëbimi të lidhur me dënimin tashmë të anuluar.

Së fundmi, një gjykatës federal i emigracionit refuzoi kërkesën e tij për garanci, ndërsa ai vijon të kundërshtojë dëbimin. Vendimi mund të apelohet deri më 19 mars. Ndërkohë, Bordi i Apelimeve të Emigracionit vendosi se rasti i tij përbën një “situatë të jashtëzakonshme” dhe duhet rihapur.

Vedam ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitet ’80 për vrasjen e një studenti 19-vjeçar, Thomas Kinser. Në vitin 2025, një gjykatës rrëzoi dënimin pasi u zbulua se prokurorët kishin fshehur prova balistike që mund të kishin ndikuar në vendimin e jurisë.

Megjithatë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara deklaroi se anulimi i dënimit nuk do ta ndalojë zbatimin e ligjit të emigracionit. Familjarët e Vedam shprehen se ai mbetet i duruar dhe shpreson që e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)