Një shpërthim i fuqishëm tronditi kishën “Abundant Life” në Boonville, duke lënë të plagosur pesë persona, mes tyre pastorin dhe 4 zjarrfikës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, kur në ndërtesë u raportua erë gazi dhe shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje.
Sipas policisë, Kisha ngrohej me bombola propani. Katër persona ndodheshin në bodrum kur kaldaja u ndez, duke shkaktuar një shpërthim të fortë që shkatërroi pjesë të mëdha të godinës. Një zjarrfikës në katin e parë, që po përpiqej të ventilonte ambientin, u përplas pas muri nga forca e shpërthimit.
Të plagosurit janë identifikuar si pastori Brandon Pitts, 43 vjeç dhe katër anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të Boonville, të moshave nga 43 deri në 71 vjeç. Të gjithë u transportuan në spitale rajonale dhe ndodhen në gjendje kritike, por të stabilizuar.
Autoritetet thanë se hetimet janë në vijim, por deri tani nuk ka indikacione për aktivitet kriminal. Ndërtesa e kishës ka pësuar dëme katastrofike si pasojë e shpërthimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)