Vrasja e regjisorit të famshëm dhe gruas së tij, djali mohon të ketë gisht

Nick Reiner i dyshuar për vrasjen e babait të tij të famshëm regjisor dhe nënës në dhjetor të vitit të kaluar, mohon të ketë gisht në këtë ngjarje.

Burimi: BBC

23.02.2026. 20:56

Vrasja e regjisorit të famshëm dhe gruas së tij, djali mohon të ketë gisht

Nick Reiner, djali i regjisorit të famshëm të Hollyëoodit Rob Reiner dhe i bashkëshortes së tij Michele Singer Reiner, deklaroi se është i pafajshëm për akuzat e vrasjes së prindërve të tij.

32 vjeçari u paraqit në një gjykatë në Los Angeles, i akuzuar për vdekjen e babait dhe nënës së tij, të cilët u gjetën më 14 dhjetor në shtëpinë e tyre të Brentwood nga vajza e madhe, me plagë të shumta nga mjetet e mprehta.

Prokurorët pretendojnë se Reiner i vrau prindërit brenda një dhome gjumi me thikë përpara se të largohej. Ai u arrestua të njëjtën ditë dhe tani përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të marrë burgim të përjetshëm pa lirim me kusht ose dënim me vdekje. Reiner po mbahet në paraburgim dhe pritet të paraqitet sërish në gjykatë më 29 prill.

Sipas mediave amerikane, ai dhe babai i tij morën pjesë në një festë natën përpara ngjarjes dhe u përfshinë në një grindje, megjithëse raportet për ashpërsinë e kësaj grindjeje ndryshojnë.

Fëmijët e tjerë të çiftit, Jake dhe Romy, thanë se po përjetojnë “dhimbje të paimagjinueshme” pas humbjes së tmerrshme të prindërve të tyre.

Seanca fillestare ishte shtyrë pasi avokati i mëparshëm u tërhoq, dhe avokatja e re konfirmoi se Nick Reiner nuk pranoi fajësinë në emër të tij. Reiner po përfaqësohet ligjërisht me avokat publik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)