Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 8 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
SHBA ka urdhëruar stafin e ambasadës së saj në Bejrut që të evakuohet sa më shpejt për motive sigurie pas rritjeve të tensioneve me Iranin.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar largimin e të gjithë stafit jo-thelbësor nga ambasada amerikane në Bejrut, pas një rishikimi të situatës së sigurisë në Liban dhe rajon.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit konfirmoi se rreth 50 punonjës janë udhëzuar të largohen, ndërsa 32 diplomatë dhe familjarët e tyre pritet të nisen nga aeroporti i Bejrutit.
Vendimi vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se “gjëra të këqija” do të ndodhin nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor brenda një afati prej rreth 10 ditësh.
Irani ka deklaruar më herët se do të hakmerret nëse sulmohet, ndërsa udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei ka lëshuar mesazhe kërcënuese ndaj forcave amerikane.
Ndërkohë, SHBA-të kanë forcuar praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dislokuar anije luftarake, shkatërrues dhe aeroplanmbajtëse pranë Iranit.
Teherani, nga ana tjetër, këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe thotë se ende ekziston mundësia për zgjidhje diplomatike.
Situata ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak në rajon, ndërsa Izraeli ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar në rast të një konflikti të hapur mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Një helikopter i ushtrisë që ndihmonte në operacionet e kërkim shpëtimit u rrëzua në Peru, duke i marrë jetën 15 personave, 7 prej të cilëve fëmijë.
22:42 24 min më parë23.02.2026.
Autori
Një stuhi e fuqishme borë ka goditur lindjen e SHBA duke lënë mijëra shtëpi pa energji dhe anuluar qindar fluturime në aeroportet kryesore.
21:29 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Dhuna ka përfshirë Meksikën, të paktën në 20 shtete, pas vrasjes së bosit të drogës Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
21:14 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Nick Reiner i dyshuar për vrasjen e babait të tij të famshëm regjisor dhe nënës në dhjetor të vitit të kaluar, mohon të ketë gisht në këtë ngjarje.
20:56 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Sllovakia ka ndërprerë furnizimin me energji për Ukrainën, pasi kjo e fundit ndaloi kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit Druzhba.
19:04 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Tre Dëshmitarë të Jehovait u plagosën në Gjermani nga një afgan. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
18:26 4 h më parë23.02.2026.
Autori
38-vjeçari fitoi zgjedhjet e tetorit me partinë e tij Democrats 66 (D66), duke mposhtur ngushtë populistin anti-islam Geert Wilders.
17:51 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Alaskën pranë Nikolskit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Nuk ka alarm për tsunami.
17:32 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Janë vrarë 17 pjesëtarë të forcave të rendit, mes viktimave edhe një grua e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
16:13 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)