Shqetësime për sigurinë në Botërorin 2026, “El Mencho” kishte siguruar bileta për ndeshjet

Bosi i kartelit më të madh dhe më të frikshëm meksikan, u vra më 22 shkurt. Planifikonte që t’i shpërndante biletat mes miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

26.02.2026. 10:31

Shqetësime për sigurinë në Botërorin 2026, “El Mencho” kishte siguruar bileta për ndeshjet

Sipas raportimit të medias meksikane “Milenio”, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, kishte siguruar një numër të konsiderueshëm biletash për ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në Guadalajara. Bosi i kartelit më të madh dhe më të frikshëm meksikan, u vra më 22 shkurt pas një operacioni të forcave speciale.

Burimet citojnë se ai planifikonte që t’i shpërndante biletat mes miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Deri më tani as FIFA dhe as qeveria meksikane nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë informacion.

Pas vdekjes së tij, në opinionin publik janë shtuar shqetësimet lidhur me sigurinë në stadiumet meksikane që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës. Autoritetet pritet të forcojnë masat e sigurisë, ndërsa organizimi i turneut që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, mbetet në fokus të vëmendjes ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)