Tensionet me Iranin, SHBA tërheq një pjesë të personelit në Izrael

Edhe vende të tjera kanë nisur evakuimin e familjarëve të stafit diplomatik dhe personelit jo-thelbësor nga disa zona të Lindjes së Mesme.

Burimi: Reuters

27.02.2026. 16:53

Tensionet me Iranin, SHBA tërheq një pjesë të personelit në Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar largimin e një pjese të stafit diplomatik dhe familjarëve të tyre nga ambasada në Izrael, në një kohë kur tensionet me Iran janë rritur ndjeshëm.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje konkrete mbi nivelin e rrezikut apo mundësinë e një konflikti të afërt, por ambasada e ka cilësuar vendimin si një masë parandaluese.

Pak ditë më parë, Uashingtoni kërkoi gjithashtu tërheqjen e personelit nga ambasada e tij në Bejrut, duke sinjalizuar shqetësim për përshkallëzimin e situatës në rajon.

Teherani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohet, ndërsa analistët nuk përjashtojnë mundësinë që Izraeli të përfshihet në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake mes Teheran dhe Uashington.

Ndërkohë, edhe vende të tjera kanë nisur evakuimin e familjarëve të stafit diplomatik dhe personelit jo-thelbësor nga disa zona të Lindjes së Mesme.

Disa qeveri u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet drejt Iranit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)