Një seri tërmetesh misterioze godasin bazën sekrete amerikane në Nevada

Një seri tërmetesh të pazakonta janë regjistruar pranë një prej bazave më sekrete të SHBA-së për testime bërthamore në Nevada, duke nxitur spekulime mbi shkakun e tyre.

Burimi: Daily Mail

02.03.2026. 22:09

Një seri tërmetesh misterioze godasin bazën sekrete amerikane në Nevada

Një seri tërmetesh të pazakonta janë regjistruar pranë një prej bazave më sekrete të SHBA-së për testime bërthamore në Nevada, duke nxitur spekulime mbi shkakun e tyre.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 lëkundje me magnitudë mbi 2.5 pranë Tonopah, e njohur ndryshe si “Zona 52”.

Kjo zonë, së bashku me fqinjën e saj më të famshme, Zona 51, ndodhet brenda kompleksit të madh ushtarak, në veri të Las Vegasit. Prej dekadash besohet se aty janë zhvilluar testime avionësh eksperimentalë dhe kërkime për armë bërthamore.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 100 ngjarje sizmike brenda një rrezeje prej 80 kilometrash nga baza. Lëkundjet kanë variuar nga magnitudë 1.0 deri në 4.3, kjo e fundit e regjistruar të dielën, e ndjerë edhe në qytete si Las Vegas dhe Carson City. Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Aktiviteti sizmik ka ndodhur në zonën e quajtur Central Nevada Seismic Zone, ku korja e Tokës po shtrihet gradualisht për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike. Sipas ekspertëve, kjo zonë karakterizohet nga çarje të shumta të vogla, të cilat çlirojnë energji në formë tërmetesh të vogla, shpesh në seri.

Megjithatë, rajoni ka një histori të gjatë testimesh bërthamore nëntokësore, të cilat prodhojnë valë sizmike të ngjashme me tërmetet natyrore. SHBA ndaloi testimet shpërthyese në vitin 1992, por së fundmi administrata e Donald Trump lejoi skadimin e traktatit New START me Rusinë, duke rritur tensionet bërthamore globale.

Autoritetet amerikane nuk kanë njoftuar për rifillim zyrtar të testimeve bërthamore me shpërthime reale, duke lënë të hapur mundësinë që lëkundjet të jenë thjesht aktivitet natyror gjeologjik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)