Monoksidi i karbonit shkakton 37 viktima në një minierë në Nigeri
Një tragjedi është regjistruar në Nigeri, ku 37 minatorë humbën jetën si pasojë e një gazi toksik që ishte grumbulluar në dhomat e galerisë.
08:04 1 ditë më parë19.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria përmblodhi nëntë gabime të rënda, që ndikuan në fundin fatal të partneres së 36-vjeçarit., nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në tre vite burg.
Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza për “vrasje nga pakujdesia” ndaj Thomas Plamberger, 36 vjeç, pas vdekjes tragjike të partneres së tij 33-vjeçare, Kerstin Gurtner. Sipas hetuesve, një sërë vendimesh të gabuara gjatë ngjitjes në Grossglockner, që me lartësinë 3,798 metra është edhe maja më e lartë e Austrisë, kanë ndikuar drejt fundit fatal për të renë. Trupi i saj u gjet i pajetë të nesërmen, për shkak të të ftohtit ekstrem.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, çifti e nisi ngjitjen në orët e para të mëngjesit, por kur po aftohej mesnata dhe moti ndryshoi, duke regjistruar erë deri në 74 km/h dhe temperatura nën zero, ata ndodheshin ende në përpjekje për të arritur majën. Një helikopter i policisë i kishte lokalizuar dhe u kishte ofruar ndihmë, por të dy e refuzuan pasi pretenduan se “ndiheshin mirë”.
Mbrojtja e Plamberger thotë se pikërisht pas këtij momenti gjendja e Gurtner u përkeqësua papritur dhe “në mënyrë të paparashikueshme”. I riu ndezi dritat e emergjencës dhe vetëm pas mesnate dërgoi kërkesë për ndihmë me telefon, por mesazhi nuk ishte dërguar.
Meqenëse ndihma nuk po mbërrinte dhe rreziku i hipotermisë shtohej, dyshja vendosi të vazhdonte lëvizjen. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, Plamberger mori vendimin të zbriste vetëm drejt strehës më të afërt për të kërkuar ndihmë. Telefonata e dytë te shërbimet e emergjencës u bë në 03:30, ku ai njoftoi se kishte lënë pas partneren dhe kërkoi helikopter. Por stuhia e fortë e bëri fluturimin të pamundur. Ekipet nga toka mbërritën vetëm disa orë më vonë, duke gjetur Gurtner të vdekur.
Sipas prokurorisë, Plamberger konsiderohej më i përgatituri i dyshes dhe duhej të kishte udhëhequr ekspeditën. Hetuesit pretendojnë se ai u largua pa e vendosur partneren në një vend të sigurt dhe pa përdorur pajisjet e emergjencës që kishte me vete: batanijet termike apo edhe heqjen e çantës për të reduktuar humbjen e nxehtësisë. Prokuroria përmblodhi nëntë gabime të rënda, që mbështesin akuzën për vrasje nga pakujdesia, për të cilën parashikohen deri në tre vite burg.
Qeveria po shqyrton futjen e legjislacionit për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga linja mbretërore e trashëgimisë, sipas BBC.
22:55 8 h më parë20.02.2026.
Autori
Donald Trump e quan vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së për të hequr tarifat e tij gjithëpërfshirëse "thellësisht zhgënjyese", ndërsa njofton një taksë të re prej 10% mbi importet globale.
20:28 11 h më parë20.02.2026.
Autori
Nasa synon 6 marsin për të nisur një ekuipazh rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet, në atë që do të ishte udhëtimi më i largët i njerëzimit në hapësirë.
18:00 13 h më parë20.02.2026.
Autori
Një ushtar francez ka humbur jetën pasi u qëllua në kokë gjatë një “loje” me kolegët e tij në një festë ku ishte konsumuar alkool. Ngjarja ndodhi në ambientet e Percy Military Teaching Hospital, në Clamart, në perëndim të Parisit.
16:49 15 h më parë20.02.2026.
Autori
Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump, duke i dhënë një goditje të fortë një prej instrumenteve kryesore të politikës së tij ekonomike dhe të jashtme.
16:30 15 h më parë20.02.2026.
Autori
Konstantin Frolov, komandant i Brigadës së 83-të Ajrore të Gardës arriti të mashtrojë autoritetet ruse, duke përfituar përfitime mbi 2.5 milionë dollarë.
15:01 16 h më parë20.02.2026.
Autori
Irani ka zbuluar sot se drafti i marrëveshjes bërthamore do të dërgohet në Uashington brenda tre ditësh dhe se temë e diskutimeve ka qenë se si të sigurohet që "programi bërthamor të mbetet paqësor përgjithmonë".
14:32 17 h më parë20.02.2026.
Autori
Griffiths dyshohet se ka rënë nga kati i 17-të i godinës ku banonte dhe shërbimet e emergjencës e gjetën trupin e tij në tokë, poshtë ballkonit.
11:22 20 h më parë20.02.2026.
Autori
37-vjeçari u largua për të kërkuar ndihmë, por nuk përdori pajisjet e nevojshme për të siguruar mbijetesën e të dashurës 33-vjeçare.
09:34 22 h më parë20.02.2026.
Autori
Komente (0)