Krishtlindje mes bombave në Ukrainë, një i vrarë dhe disa të plagosur

Në shënjestër ishin objekte administrative, ambiente prodhimi dhe magazina. Disa zona të vendit mbetën pa energji elektrike.

25.12.2025. 17:25

Krishtlindje mes bombave në Ukrainë, një i vrarë dhe disa të plagosur

Nuk ka paqe as në ditën e Krishtlindjeve në Ukrainë. Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës ndaj infrastrukturave portuale në rajonin e Odesës, në jug të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës rajonale, Oleg Kiper, i cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve “RBC”. Sipas tij, bombardimet kanë shkaktuar dëme në objekte administrative, ambiente prodhimi dhe magazina.

Në disa prej strukturave shpërthyen zjarre, të cilat u shuan nga ekipet e emergjencës. Sulmet ruse kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesës dhe në zonat e Chernihiv, Sumy, Dnipropetrovsk dhe Kharkiv.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)