Zjarr dhe hi në mes të dëborës, vullkani Etna dhuron spektakël për festa

Qendra e shpërthimit vullkanik lokalizohet në një lartësi rreth 3.000 metra mbi nivelin e detit.

26.12.2025. 17:40

Zjarr dhe hi në mes të dëborës, vullkani Etna dhuron spektakël për festa

Në vullkanin Etna vazhdon një aktivitet i fortë dhe i pandërprerë, në kraterin veri-lindor. Gjithçka është shoqëruar me shpërthimin e llavës, e cili në disa raste bie përgjatë shpatit të malit. Aktiviteti shoqërohet gjithashtu edhe me emetime të të hirit vullkanik.

Reja e tymit, e shtyrë nga era, ka lëvizur në drejtim të verilindjes, duke bërë që hiri vullkanik të përhapet në disa zona të Siçilisë. Gjatë natës janë regjistruar gjithashtu shpërthime sporadike në kraterin Bocca Nuova, me llavën që arriti lartësinë deri në disa dhjetëra metra mbi anët e kraterit.

Të dhënat u bënë të ditur nga Observatori i Katanias, i cili ndjek vazhdimisht aktivitetin e vullkanit më të lartë aktiv në Evropë. Amplituda mesatare e shpërthimit vullkanik mbetet në nivele të larta, me një rritje të lehtë pas mesnatës. Qendra e burimit të këtij fenomeni lokalizohet në një lartësi rreth 3.000 metra mbi nivelin e detit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)