Terror në metronë e Parisit, një burrë godet me thikë tre gra dhe arratiset

Sulmet ndodhën në stacionet Arts et Métiers, République dhe Opéra mes orës 16:15 dhe 16:45, vijojnë hetimet për zbrdhjen e ngjarjes.

26.12.2025. 19:45

Terror në metronë e Parisit, një burrë godet me thikë tre gra dhe arratiset

Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar tre gra në Linjën 3 të metrosë së Parisit, përpara se të largohej nga vendngjarja. Lajmi është konfirmuar nga kompania e transportit publik të kryeqytetit francez.

Sipas autoriteteve, sulmet ndodhën brenda një harku kohor prej afro 30 minutash, mes orës 16:15 dhe 16:45, në tre stacione të ndryshme në qendër të Parisit: Arts et Métiers, République dhe Opéra.

Forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet për kapjen e agresorit, ndërsa rrethanat dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Gjendja shëndetësore e të plagosurave nuk është bërë e ditur. Policia franceze vazyhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)