“Kurrë kaq pranë marrëveshjes”, Moska akuzon: Ukraina dhe Europa duan ta prishin

Akuza e drejtë për drejtë vjen në një kohë kur perspektiva e negociatave të paqes mbetet ende e paqartë.

26.12.2025. 20:21

“Kurrë kaq pranë marrëveshjes”, Moska akuzon: Ukraina dhe Europa duan ta prishin

Rusia pretendon se zgjidhja për konfliktin në Ukrainë është më pranë se kurrë, por akuzon Kievin dhe vendet europiane se po punojnë për ta penguar arritjen e një marrëveshje. Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, deklaroi se “jemi shumë pranë një zgjidhjeje dhe nevojitet vetëm përpjekja e fundit”.

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina dhe Europa “po forcojnë përpjekjet për ta fundosur marrëveshjen”. Ryabkov i bëri deklaratat gjatë programit televiziv “60 Minuta”, në kanalin rus “Rossija-1”.

Zyrtari i qeverisë e vendosi theksin edhe te momenti, që sipas tij, do të mbetet një moment kyç në procesin diplomatik. “Besoj se 25 dhjetori 2025 do të mbetet në kujtesën tonë si një gur kilometrik, dita kur iu afruam shumë një zgjidhjeje,” u shpreh Ryabkov.

Ai shtoi se realizimi i marrëveshjes varet nga vullneti politik i palëve të përfshira. “Nëse do të arrijmë ta bëjmë përpjekjen finale dhe të arrijmë një marrëveshje, kjo do të varet nga ne dhe nga vullneti politik i palës tjetër,” përfundoi zëvendësministri rus, edhe pse perspektiva e negociatave të paqes mbetet ende e paqartë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)