Një emergjencë shëndetësore ka vënë në provë mjekët dhe ligjet në spitalin e Romës. Një grua rreth të 40-ave, Dëshmimtare e Jehovait, u operua me urgjencë prej probleme me bypass-in gastrik, pavarësisht refuzimit të saj për t’iu nënshtruar transfuzionit të gjakut, për shkak të bindjeve fetare.
I vetëdijshëm për rreziqet ligjore, pas konsultës me mjekun e rojes para ndërhyrjes, kirurgu vendosi të kryente transfusion gjaku gjatë operacionit. Ndërhyrja përfundoi me sukses dhe gruaja ndodhet në gjendje të qendrueshme.
Por, tashmë për mjekun mund të nisin telashet e vërteta. Për Dëshmimtarët e Jehovait, gjaku është i shenjtë dhe transfuzioni konsiderohet i palejueshëm, edhe nëse ata janë në rrezik për jetën. Ligji italian e mbron këtë zgjedhje si shprehje të lirisë fetare dhe e drejtës së njerëzve për vetëvendosje.
Edhe përballë këtij rreziku, kirurgu zgjodhi të mbrojë jetën e pacientes, duke respektuar betimin e Hipokratit. Por, nëse gruaja paraqet denoncim, ai mund të hetohet për dhunë private dhe rrezikon të ketë pasoja penale.
Çështja do të varet edhe nga fakti nëse refuzimi i pacientes ishte formalizuar me shkrim. Rasti tregon balancën delikate mes lirisë fetare dhe detyrës së mjekut, duke reflektuar sfidat ligjore dhe etike që lindin kur bindjet personale përplasen me emergjencat mjekësore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)