Lavrov provokon Tajvanin: Je pjesë e Kinës, të shqetësuar edhe nga Japonia

Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov u shpreh se Rusia vijon të jetë e prerë kundër çdo formë pavarësie të Tajvanit. Ai foli dhe për militarizimin e Japonisë dhe situatën në Gaza.

Burimi: Tgcom

28.12.2025. 09:17

Lavrov provokon Tajvanin: Je pjesë e Kinës, të shqetësuar edhe nga Japonia

Rusia vijon të mbajë një qëndrim të prerë kundër çdo forme pavarësie të Tajvanit, duke e konsideruar ishullin si pjesë përbërëse të territorit kinez. Këtë e konfirmoi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Sipas kryediplomatit rus, pozicioni i Moskës për çështjen e Tajvanit mbetet i pandryshuar dhe është riafirmuar në mënyrë të vazhdueshme në nivelet më të larta shtetërore. Lavrov theksoi se Rusia e njeh parimin e “Një Kine” dhe kundërshton çdo përpjekje që synon shkëputjen e Tajvanit.

Në deklaratat e tij, Lavrov iu drejtua edhe Japonisë, duke i bërë thirrje Tokios të rishikojë kursin e saj në fushën e militarizimit. Ai paralajmëroi se politikat aktuale japoneze, sipas Moskës, rrezikojnë të dëmtojnë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ndërkohë, duke folur për situatën në Rripin e Gazës, ministri rus u shpreh se gjendja mbetet e brishtë dhe se është ende herët për të folur për arritjen e një paqeje afatgjatë. Lavrov përmendi raportimet e vazhdueshme për shkelje të armëpushimit, si dhe pengesat serioze në hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullsinë civile.

Sipas tij, këto faktorë vazhdojnë të mbajnë të paqëndrueshme situatën humanitare dhe të sigurisë në enklavën palestineze.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)