Festa e Krishtlindjes është kthyer në një tragjedi për një familje italiane në Campobasso. Mediat vendase raportojnë se adoleshentja Sara Di Vita (15 vjeç) dhe nëna e saj Antonella Di Ielsi (50 vjeç) ndërruan jetë brenda pak orësh nga njëra-tjetra, me dyshime për helmim nga ushqimi pasi konsuman vaktin e Kishtlindjeve.
Babai i Sarës, Gianni Di Vita (55 vjeç) raportohet se është shtruar gjithashtu në spital në gjendje të rëndë.
Vajza vdiq të shtunën në mbrëmje dhe më pas nëna e saj vdiq të dielën në mëngjes. Policia dyshon se vdekjet e tyre mund të kenë qenë të lidhura me një darkë që përfshinte peshk.
Adoleshentja kishte pasur probleme shëndetësore për disa ditë, të cilat e detyruan të shkonte në urgjencë me pjesën tjetër të familjes së saj, por ata u dërguan në shtëpi, duke dyshuar për helmim nga ushqimi.
Gjendja e saj u përkeqësua të shtunën pasdite, me dhimbje të forta dhe dhimbje barku. I vetmi person që nuk u sëmur ishte motra 20-vjeçare e vajzës së ndjerë, por edhe të ftuarit që i vizituan gjithashtu nuk kishin asnjë simptomë.
Sipas policisë, e gjithë familja u sëmur pas darkës në prag të Krishtlindjeve. Vakti përbëhej nga peshk, midhje dhe ushqime të tjera deti. Zyra e prokurorit publik të Campobasso ka urdhëruar një autopsi mbi trupat e anëtarëve të familjes së ndjerë dhe policia po heton rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)