Tre persona rezultojnë të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën qytetin jugor spanjoll të Malagas të shtunën dhe të dielën shkaktuan përmbytje.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa të forta paraprake, ndërsa videot e postuara në mediat sociale treguan rrugë në disa fshatra të përmbytura gjatë natës, me shërbimet e emergjencës që po punonin për pastrimin e tyre këtë mëngjes.
"Ne vazhdojmë kërkimin për tre persona të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm, dy pranë Malagas dhe i treti pranë Granadës”, njoftoi Mbrojtja Civile në një postim në X.
“Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar tashmë 339 incidente, asnjëra serioze, në Andaluzi, kryesisht në provincën e Malagas”, tha Antonio Sanz Cabello, kreu i operacioneve të menaxhimit të emergjencave për qeverinë rajonale andaluziane.
Zyrtari sqaroi se autoritetet rajonale po e mbajnë të lartë “nivelin e emergjencës” në këtë fazë, ndërsa agjencia kombëtare meteorologjike spanjolle e uli nivelin e alarmit nga e kuqja në portokalli vonë në mëngjes.
Në lindje të Andaluzisë, rajoni i Murcias, në bregdetin e Mesdheut, u vu në alarm të kuq këtë mëngjes, me Aemet që bëri thirrje për "kujdes ekstrem në orët në vijim" në rajonin fqinj të Valencias, për shkak të rrezikut të dëmeve serioze.
Spanja mbetet shumë e prekur nga përmbytjet e mëdha të tetorit 2024, të cilat shkaktuan më shumë se 230 vdekje, kryesisht në rajonin e Valencias.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)