Të huajt në ish vilën e Enverit, Berisha: Nuk e dija që ishin brenda

Kreu i PD Berisha ka raguar para derës së SPAK për protestën e të shtunës, ku dhe pati mjaft trazira. I pyetur lidhur me të huajt në ish vilën e diktatorit Enver Hoxha, ai tha se nuk kanë qenë ata qëllimi i molotovëve

02.03.2026. 10:41

Të huajt në ish vilën e Enverit, Berisha: Nuk e dija që ishin brenda

Kreu i PD Berisha ka raguar para derës së SPAK për protestën e të shtunës, ku dhe pati mjaft trazira. I pyetur lidhur me të huajt në ish vilën e diktatorit Enver Hoxha, ai tha se nuk kanë qenë ata qëllimi i molotovëve dhe se personalisht nuk e dinte që ishte kthyer në qendër kulture. Për PD-në ajo ndërtesë duhej të kthehej në muze torture.

"Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt. S’kam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore. Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)