Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur edhe për largimin e kreut të policisë së Shtetit Ilir Proda dhe emërimin si të komanduar të Sokol Bizhgës, pas protestës së Partisë Demokratike.
"Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)