Një avion i kompanisë easyJet u detyrua të bënte ulje emergjente pasi motori mori flakë, por pa shkaktuar lëndime te pasagjerët. Avioni i tipit Airbus A320-200, që po fluturonte nga Milano drejt Lamezia Terme në Itali, pati një defekt në motor gjatë uljes.
Sipas “Aviation Herald”, ekuipazhi bllokoi motorin pasi ai lëshoi flakë dhe arriti të ulte avionin në pistën e Lamezia Terme pas rreth 23 minutash, me vetëm dy minuta vonesë nga ora e planifikuar e mbërritjes. Pamjet e incidentit, të shpërndara në Facebook nga Aviation-knowledge, tregojnë mbetje të copëtuara nga motori.
Pilotët ndoqën procedurat emergjente dhe arritën të ruanin kontrollin e aeroplanit deri në ndalesën e sigurt në pistë. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi dolën pa lëndime. Aeroplani mbeti në pistë për gjashtë ditë për të kaluar inspektimin e plotë, zëvendësimin dhe riparimin e motorit.
EasyJet konfirmoi incidentin në një deklaratë zyrtare, duke theksuar se kapiteni veproi sipas procedurave dhe që shërbimet emergjente prisnin në pistë vetëm si masë parandaluese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)