Vritet drejtuesi i trenit në Bolonja, autoritetet në kërkim të një kroati

Drejtuesi i një treni është gjetur i vrarë me thikë në një stacion në Bologna. Autoritetet kanë identifikuar një shtetas kroat si autorin e mundshëm të sulmit.

Burimi: Tgcom

06.01.2026. 08:41

Vritet drejtuesi i trenit në Bolonja, autoritetet në kërkim të një kroati

Një drejtues treni 34-vjeçar i kompanisë Trenitalia, Alessandro Ambrosio, u gjet i vdekur pak para orës 19:00 pranë parkingut të punonjësve në zonën perëndimore të stacionit të Bolonjës.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se është qëlluar me thikë disa herë deri sa ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë u gjet nga një tjetër punonjës i kompanisë Italo, i cili njoftoi menjëherë policinë hekurudhore.

Autoritetet kanë identifikuar një të dyshuar, një shtetas kroat 36-vjeçar, Jelenic Marin, i njohur më parë për policinë për sulme dhe krime në stacione trenash në qytete të tjera.

Autori dyshohet se është arratisur duke hipur në një tren, ndërsa fotografia e tij është shpërndarë në të gjitha patrullat dhe stacionet e trenave.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini shprehu dhimbjen për ngjarjen dhe ngushëllimet për familjen e viktimës, duke deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me forcat e rendit.

Ai njoftoi gjithashtu synimin për të rritur numrin e punonjësve të sigurisë në trena dhe stacione.

Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, e cilësoi ngjarjen si “një akt shumë serioz” dhe siguroi mbështetje të plotë për hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)