Mijëra “tulla” kokainë, sekuestrohet sasia më e madhe e drogës në Genova

Sekuestrohet në portin e Genovës një sasi e madhe kokaine që vinte nga Kolumbia. Sipas autoriteteve, droga e kapur arrinte vlerën e 1.5 mld eurove.

09.01.2026. 11:26

Mijëra “tulla” kokainë, sekuestrohet sasia më e madhe e drogës në Genova

Autoritetet italiane kanë realizuar një nga goditjet më të forta kundër trafikut të drogës në vitet e fundit, duke sekuestruar mbi 2 tonë kokainë në Portin e Genovës.

Operacioni u krye nga Guardia di Finanza, në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave. Gjatë kontrolleve të zakonshme në zonën portuale të Sampierdarenës, autoritetet zbuluan një sasi shumë të madhe droge të fshehur në një kontejner të ardhur nga Amerika e Jugut.

Në total u sekuestruan 2.109 pako, me një peshë prej rreth 2.380 kilogramësh kokainë shumë të pastër. Testet e shpejta të kryera në vend konfirmuan menjëherë se bëhej fjalë për lëndë narkotike të cilësisë së lartë.

Kokaina ishte fshehur brenda 87 thasëve shumëngjyrësh, të mbështjellë me rrjeta najloni, për të shmangur zbulimin gjatë transportit.

Kontejneri ishte nisur nga një prej porteve kryesore të Kolumbisë, vend i njohur për prodhimin dhe eksportin e kokainës.

Porti i Genovës konsiderohet një nyje shumë e rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare dhe shpesh përdoret nga organizatat kriminale për futjen e drogës në Evropë.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve italiane, nëse kjo sasi droge do të dilte në treg, ajo do t’u sillte grupeve kriminale fitime deri në 1,5 miliardë euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)