“Shqetësimi i Trump i drejtë”, Meloni: Nuk besoj se ushtria amerikane do pushtojë Groenlandën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha në një konferencë për mediat se nuk beson "se ekziston mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë", por nëse ndodh sipas saj Roma do të rreshtohet kundër SHBA-ve.

Burimi: TgCom

09.01.2026. 13:30

“Shqetësimi i Trump i drejtë”, Meloni: Nuk besoj se ushtria amerikane do pushtojë Groenlandën

"Nuk besoj se ekziston mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë. Është diçka që nuk do t'i sillte dobi askujt, madje as Shteteve të Bashkuara".

Kështu tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë konferencës së caktuar për shtyp në nisje të vitit të ri.

Sipas saj zërat se Trump do të blejë ishullin e akullt konfirmojnë rëndësinë strategjike të Groenlandës dhe përçon një mesazh te forcat e tjera armiqësore për të mos patur pretendime mbi Arktikun.

"Mendoj se administrata Trump, në një mënyrë shumë kategorike, përqendron vëmendjen në rëndësinë strategjike të Arktikut për vendin e tij. Mesazhi është se nuk dëshiron të pranojë ndërhyrje të tepërta nga lojtarët e huaj në këtë rajon. Megjithatë, kjo na shqetëson edhe ne, është një diskutim që po zhvillohet edhe brenda NATO-s dhe BE-së. Besoj se brenda NATO-s duhet të ketë një shkëmbim serioz pikëpamjesh, me qëllim uljen e tensionit", shtoi kryeministrja italiane.

Sipas Melonit, "Evropa duhet të punojë, brenda NATO-s, drejt një pranie më të fortë të Aleancës Atlantike në Arktik".

Në këtë kontekst tha ajo "brenda muajit të ardhshëm, qeveria italiane do të paraqesë strategjinë e saj për këtë rajon", theksi i së cilës do të vendoset kryesisht tek siguria, mbështetja për kërkimin dhe mbrojtjen e paqes dhe bashkëpunimin.

"Ne duhet të përpiqemi të parandalojmë problemet, dhe me një prani të konsiderueshme të aleatëve të NATO-s në rajonin e Arktikut dhe në Groenlandë, në mënyrë që të mos ketë prani të tepruar të lojtarëve të tjerë në këtë rajon. Ka shqetësime në këtë drejtim nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kuptoj", përfundoi Meloni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)