Ngrica bllokon Gjermaninë, qindra fluturime të anuluara, mbyllen dhe shkollat

Moti i keq që ka përfshirë Gjermaninë ka detyruar autoritetet të mbyllin shkollat në disa lande. Probleme ka pasur dhe në transportin ajror dhe hekurudhor.

Burimi: DW

12.01.2026. 19:28

Ngrica bllokon Gjermaninë, qindra fluturime të anuluara, mbyllen dhe shkollat

Moti i keq me reshje bore dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme të mëdha në Gjermaninë perëndimore.

Qindra fluturime u shtynë në aeroportin e Frankfurtit për shkak të ngricës në pistë, teksa shkollat u mbyllën në disa lande.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman paralajmëroi qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar pasi

stuhia “Gunda” solli shi që ngriu me sipërfaqet e ftohta të tokës, duke krijuar atë që meteorologët e përshkruan si emergjencë akulli.

Disa autostrada në North Rhine-Ëestphalia, Rhineland-Palatinate dhe Hessen përjetuan probleme të theksuara, kjo edhe për shkak të aksidenteve të shumta që pezulluan lëvizjen.

Aeroporti i Frankfurtit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi 102 nga 1.052 fluturimet e planifikuara dhe paralajmëroi se numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim.

Pasagjerëve u është kërkuar të verifikojnë statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport dhe të shkojnë disa orë më herët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)