Ishin në një festë, intoksikohen 17 fëmijë në Itali

17 fëmijë mbetën të intoksikuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në një festë ku ata po merrnin pjesë.

Burimi: Tgcom

12.01.2026. 21:38

Ishin në një festë, intoksikohen 17 fëmijë në Itali

17 fëmijë dhe 7 të rritur përfunduan në spital në Itali, pasi mbetën të intoksikuar nga monoksidi i karbonit.

Ngjarja ndodhi në Genoa Rivaroli, teksa fëmijët dhe të rriturit po merrnin pjesë në një festë fetare në kongregracionin ku ata merrnin pjesë.

Shkak për helmimin mendohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një ngrohëse me defekte në ambientin ku ata po qëndronin.

Të parët që u ndjenë keq ishin fëmijët më të vegjël, të moshës midis tre muajsh dhe 12 vjeç. Pak më pas, edhe të rriturit shfaqën të njëjtat simptoma.

Më të vegjlit u shtruan në Spitalin Gaslini në Genova. Disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen, por, sipas spitalit, të gjithë pacientët janë nën mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.

Forcat e karabinierëve kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)