Austria i shpall “luftë bërthamore” mushkonjave

Në qytetin e Gracit janë lëshuar rreth 800 mijë ekzemplarë meshkuj sterilë, si pjesë e një eksperimenti inovativ. Eksperimenti rezultoi mjaft i suksesshëm.

13.01.2026. 11:39

Austria i shpall “luftë bërthamore” mushkonjave

Austria po përdor teknologjinë bërthamore për të luftuar një nga insektet më problematike të viteve të fundit: mushkonjën tigër aziatike. Në qytetin e Gracit janë lëshuar rreth 800 mijë ekzemplarë meshkuj sterilë të mushkonjave, si pjesë e një eksperimenti inovativ. Rezultatet ishin tejet premtuese.

Gjatë një periudhe 7-javore, nga gushti deri në shtator të vitit 2025, mushkonjat mashkull, të sterilizuara përmes rrezatimit, u lëshuan në një zonë me hapësirë prej 15 hektarësh me kopshte në jug të qytetit. Synimi ishte testimi asaj që njihet si “teknika e insektit steril”.

Bëhet fjalë për një metodë me origjinë bërthamore, që pengon riprodhimin e insekteve të dëmshme. Rezultati është që meshkujt sterilë të çiftëzohen me femrat e egra, por pa prodhuar pasardhës. Kjo teknikë sjell në uljen graduale të popullsisë. Sipas të dhënave paraprake, eksperimenti ka qenë shumë i suksesshëm.

Rreth 70% e vezëve rezultuan sterile. Gjithashtu, numri i mushkonjave femra të kapura në kurthe u ul ndjeshëm krahasuar me zonat e pa trajtuara. Sipas studiuesve austriakë “rezultatet tregojnë se meshkujt sterilë janë shumë konkurrues dhe mbijetojnë mirë në kushte natyrore”.

Popullsia e mushkonjës tigër po rritet me shpejtësi në Europë dhe në botë, si pasojë e ndryshimeve klimatike, urbanizimit dhe tregtisë ndërkombëtare. Ky insekt përbën një rrezik serioz për shëndetin publik, pasi mund të transmetojë sëmundje problematike, nga ethet tropikale te malaria.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)