Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 18 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
5 mijë ushtarë përkrah forcave të policisë. Samiti ekonomik në Zvicër, i karakterizuar nga çështja e Groenlandës, tronditjet gjeopolitike dhe kërcënimet për tarifa doganore.
Forumi Ekonomik Botëror i Davosit nisi këtë të hënë, më 19 janar dhe do të zgjasë deri të premten. Vëmendjen e rrëmbeu që në fillim Donald Trump, i cili ka diktuar agjendën e samitit vjetor të elitave botërore. Këtë vit, në Davos të Zvicrës marrin pjesë 60 krerë shtetesh dhe qeverish, një rekord historik. Presidenti amerikan pritet të mbërrijë të mërkurën.
Trump do të takohet me udhëheqësit e disa prej tetë vendeve europiane anëtare të NATO-s. Mes tyre janë Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda dhe Finlanda, të cilat i ka kërcënuar me tarifa doganore 25%. Kërcënimi erdhi si hakmarrje për dislokimin e trupave ushtarake të tyre në Groenlandë, si përgjigje e qëndrimit të presidentit amerikan se do të marrë nën kontroll ishullin arktik, i cili është territor danez.
Teksa klima gjeopolitike është më e tensionuar se kurrë, edicioni i këtij viti zhvillohet nën sloganin “Shpirti i Dialogut”. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, ka deklaruar se takimi në Davos mbahet “në kontekstin gjeopolitik më kompleks që nga viti 1945”. Praktikisht në situatën më të tensionuar prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas Brende, dialogu “nuk është luks, por domosdoshmëri”. Gjithsesi, ai paralajmëroi se multilateralizmi po dobësohet përballë veprimeve gjithnjë e më të njëanshme të fuqive të mëdha.
Për shkak të pranisë rekord të liderëve dhe protestave të paralajmëruara, autoritetet zvicerane kanë vendosur masa sigurie të paprecedenta: 5,000 ushtarë do të mbështesin forcat e rendit, ndërsa hapësira ajrore do të mbetet pjesërisht e mbyllur gjatë gjithë javës.
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 8 min më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 19 min më parë12.03.2026.
Autori
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 9 h më parë11.03.2026.
Autori
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
22:46 9 h më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 9 h më parë11.03.2026.
Autori
Një hetim paraprak zbuloi se SHBA përdori informacion të vjetër gjatë një sulmi në Iran ku u qëllua dhe një shkollë fillore.
22:14 10 h më parë11.03.2026.
Autori
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
21:58 10 h më parë11.03.2026.
Autori
Ambasada amerikane në Irak bën me dije se grupe të lidhura me Iranin po shënjestrojnë hotelet në Bagdad ku qëndrojnë amerikanët.
21:43 10 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti francez, Macron tha në një bisedë me liderët e G7 se lufta në Iran nuk duhet të çojë në lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
21:27 10 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)