Nuk lejoi kalimtaren në vijat e bardha, gjobitet ministri polak i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë në Poloni u dënua me gjobë pasi nuk lejoi një grua të kalonte në vijat e bardha.

Burimi: Fakt

03.02.2026. 08:09

Nuk lejoi kalimtaren në vijat e bardha, gjobitet ministri polak i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Polonisë, Valdemar Żurek, është ndëshkuar me gjobë pasi nuk i dha përparësi një këmbësoreje në një kalim për këmbësorë, teksa drejtonte automjetin e tij dhe njëkohësisht jepte një intervistë për një vlogger polak.

Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë përpara se ministri të shpallte masa më të rrepta për luftimin e shkeljeve rrugore.

Pamjet e publikuara nga intervista tregojnë momentin kur një grua përgatitet të kalojë rrugën, ndërsa automjeti i ministrit ndalon për pak çaste mbi vijat e bardha, por më pas vazhdon lëvizjen pa i dhënë përparësi.

Policia e Krakovit njoftoi se, pas analizimit të rastit, u konstatua shkelje ligjore. Ministri pranoi të heqë imunitetin dhe të paguajë gjobën, e cila arrin në 350 euro, si dhe humbjen e 15 pikëve nga leja e drejtimit.

“Asnjë nuk është mbi ligjin,” deklaroi ai për agjencinë PAP.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)