Të paktën 55 mijë ushtarë ukrainas kanë rënë në fushën e betejës që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë. Kjo është deklarata e fundit e presidentit të Ukrainas, Volodymyr Zelensky e bërë në një televizion francez.
Teksa bën një bilanc të luftës, lideri ukrainas shton se një numër shumë i madh njerëzisht ende konsiderohen të zhdukur si pasojë e konfliktit.
"Zyrtarisht në fushën e betejës, numri i personelit ushtarak të vrarë, qofshin ushtarë karriere apo njerëz që u mobilizuan, është 55,000 dhe ka një numër të madh njerëzish që Ukraina i konsideron të zhdukur", tha Zelensky.
Përgjatë muajve, Kievi e shmangu komentin mbi humbjet e saj gjatë dy viteve të para të luftës, derisa Zelensky njoftoi në shkurt 2024 se 31,000 trupa ukrainase ishin vrarë.
Moska ende nuk ka dhënë një shifër të humbjeve të jetëve të njerëzve teksa Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se Rusia ka humbur rreth 1,243,070 trupa në Ukrainë që nga 22 shkurti 2022.
Zelensky i tha gjithashtu France TV se Rusia do të vazhdonte të pësonte humbje të mëdha nëse do të përpiqej të pushtonte të gjithë Ukrainën lindore me forcën e armëve.
Komentet e tij vijnë mes raundit të fundit të bisedimeve trepalëshe për paqe midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, ku statusi i territorit lindor të Donbasit të Ukrainës mbetet një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjeje në negociata.
"Ata nuk i numërojnë njerëzit që vdesin. Ne jemi të detyruar ta bëjmë. Pushtimi i Ukrainës lindore do t'u kushtonte atyre 800,000 kufoma të tjera, kufomat e ushtarëve të tyre. Do t'u duhen të paktën dy vjet, me një progres shumë të ngadaltë. Sipas mendimit tim, ata nuk do të zgjasin aq gjatë", shton Zelensky.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)