Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, Kievi furnizohet me energji vetëm 2 orë

Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar sërish njëra-tjetrën me dronë gjatë së shtunës. Objektivi i sulmeve ruse ishte sërish sistemi energjetik ukrainas.

Burimi: Tgcom

08.02.2026. 12:30

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, Kievi furnizohet me energji vetëm 2 orë

Rusia nuk i ka ndaluar sulmet ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm, për shkak të vështirësive që po hasin ukrainasit për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Mediat ukrainase bëjnë me dije se gjatë natës së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës dronët rusë kanë fluturuar sërish mbi Kherson, duke lënë të paktën 9 persona të lënduar.

Sipas ushtrisë ukrainase vetëm gjatë natës janë interceptuar mbi 102 dronë rusë, teksa Moska gjithashtu raporton se ka rrëzuar mjetet fluturake pa pilotë që ishin lëshuar nga Ukraina.

Kohët e fundit, objektivi kryesor i Rusisë kanë qenë impiantet energjetike të Ukrainës për të dobësuar edhe më tej rezistencën e kësaj të fundit.

Autoritetet lokale në Kiev bëjnë me dije se tashmë sistemi ka pësuar dëme të mëdha dhe është në prag të kolapsit, duke shtuar se kryeqyteti ka vetëm 2 orë në ditë furnizim me energji elektrike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)