Dosja 'Epstein' trondit Britaninë, shefi i stafit të kryeministrit Starmer jep dorëheqjen

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen sot, pas kritikave të shumta nga deputetët e Partisë Laburiste lidhur me emërimin e Peter Mandelson si ambasador në SHBA, pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.

Burimi: Sky News

08.02.2026. 16:36

Dosja 'Epstein' trondit Britaninë, shefi i stafit të kryeministrit Starmer jep dorëheqjen

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën në atë që duket të jetë një ‘shkundje’ e radhës e Doëning Street nga publikimi i materialeve të reja të dosjes ‘Epstein’.

Mediat britanike raportuan se largimi i tij lidhet me situatën e krijuar me Lord Mandelson. Sky News raporton se shumë deputetë laburistë e kishin fajësuar McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Mandelson u shkarkua nga detyra shtatorin e kaluar, ai është vënë nën presion të ri pas zbulimeve nga dosjet e Jeffrey Epstein që sugjerojnë se ai ka ndarë informacione konfidenciale me abuzuesin e dënuar seksual kur ai ishte sekretar biznesi.

Zbulimet kanë çuar në pyetje në lidhje me vendimin e Starmer për të emëruar Mandelson në postin më të lartë diplomatik dhe McSweeney si një mik i Mandelson, thuhet se ka lobuar për këtë pozicion.

Në një deklaratë, McSweeney tha se vendimi për të emëruar Mandelson ishte i gabuar dhe "dëmtoi partinë, vendin tonë dhe besimin në vetë politikën".

“Kur u pyeta, e këshillova Kryeministrin të bënte këtë emërim dhe marr përgjegjësi të plotë për atë këshillë. Në jetën publike, përgjegjësia duhet të merret kur ka më shumë rëndësi, jo vetëm kur është më e përshtatshme. Në këto rrethana, e vetmja mundësi e ndershme është të jap dorëheqjen”, shtoi ai.

McSweeney shpjegon se nuk ishte një vendim i lehtë dhe se po jep dorëheqjen “me krenari, por edhe me hidhërim për rrethanat e largimit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)