John Spiby, një burrë 80 vjeç dukej si një pensionist normal që shijonte kopshtarinë dhe lëvizte me një fugon të vjetër. Por, pas shtëpisë së tij rurale në Wigan, ai kishte ndërtuar një laborator për një perandori droge diazepam me vlerë 288 milionë paund.
Banorët, të tronditur, zbuluan të vërtetën vetëm kur policia bastisi shtëpinë në maj 2022. Një fermer tha për “BBC”: “Dukej si një pensionist i zakonshëm, por herë pas here e shihnim që ngiste një Lamborghini të kuq. Kjo duhej të kishte qenë një shenjë”.
Foto: BBC
Policia gjeti gjithashtu një Lotus dhe një Porsche të fshehura në garazhin e shtëpisë, së bashku me pajisjet për prodhimin e tabletave. Spiby fitoi lotarinë me 2,4 milion paundë në vitin 2010. Ai i përdori një pjesë të fitimit për të ndërtuar këtë laborator industrial për diazepam fals, duke prodhuar dhjetëra mijëra tableta në orë.
Së bashku me djalin e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, ngriti edhe një fabrikë të dytë droge në Salford. Policia gjeti 2,6 milionë tableta diazepam me vlerë 5,2 milionë paund në treg, si dhe para, tre armë zjarri e municione. Vlera e tabletave të prodhuara llogaritet deri në 13 milionë paund, me një çmim potencial në rrugë që shkon nga 58 deri në 288 milionë paund.
Foto: BBC
Spiby u dënua në Bolton Crown Court me 16 vjet e gjashtë muaj burg për komplot për prodhim dhe shpërndarje droge të klasës C, si dhe për dy akuza për posedim armësh, municione dhe pengim të drejtësisë. Djali i tij, 37-vjeçari John Colin Spiby u dënua me 9 vjet burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë u dënuan me më tepër se 20 vjet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Kreu i FSHF-së Armand Duka zbuloi se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Sylvinho-n pas ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke e pyetur për gatishmërinë e tij për të vijuar në krye të skuadrës. Sipas tij vendimi për pankinën kuqezi do të merret në qershor.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet globale, pasi Teherani ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit do të qëndrojë e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.
Përshkallëzimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit ka rikthyer vëmendjen te taktikat detare të Iranit, veçanërisht përdorimi i të ashtuquajturës “flota mushkonjë”, një grup i madh mjetesh të vogla të armatosura.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një pronar parku safari humbi jetën pasi u sulmua nga një elefant gjatë një shëtitjeje me turistë.
Një sulm i armatosur ndaj trupave paqeruajtëse të OKB-së në jug të Libanit ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një ushtari francez dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Një sulm i armatosur ka tronditur Kievin, ku një person hapi zjarr ndaj kalimtarëve dhe më pas mori pengje në një supermarket, duke lënë pas viktima dhe të plagosur.
Papa Leoni ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të përfshihet në debat me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me luftën me Iranin, duke theksuar se fokusi i tij mbetet mesazhi i paqes.
Situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pavarësisht përshkallëzimit, negociatat me Iranin po vijojnë.
Një peshkatar në Indonezi ka bërë një zbulim të pazakontë, pasi në vend të peshkut, në rrjetën e tij ka përfunduar një dron nëndetar i dyshuar si me origjinë kineze, në një nga zonat më të ndjeshme ushtarake të rajonit Indo-Paqësor.
Komente (0)