Orteku i merr jetën 2 skiatorëve në Itali, pranë kufirit me Francën

Dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë pas një orteku këtë të dielë, në Val Veny, mbi Courmayeur, në Itali, pranë kufirit me Francën.

Burimi: TgCom

15.02.2026. 19:56

Orteku i merr jetën 2 skiatorëve në Itali, pranë kufirit me Francën

Dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë pas një orteku këtë të dielë, në Val Veny, mbi Courmayeur, në Itali, pranë kufirit me Francën. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë persona u përfshinë nga masa e dëborës teksa po zbrisnin jashtë pistave, në kanalin e Vesses.

Autoritetet konfirmuan se një skiator ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa viktima e dytë vdiq në urgjencë. Një person tjetër u transportua me urgjencë drejt spitalit “Città della Salute-Molinette” në Torino dhe ndodhet në gjendje kritike. Të përfshirët dyshohet të jenë një grua dhe dy burra, me gjasë shtetas francezë. Procesi i identifikimit po kryhet nga Guardia di Finanza në Entrèves.

Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi, me angazhimin e 15 efektivëve të shpëtimit alpin dhe Guardia di Finanza, dy mjekëve, helikopterëve dhe ambulancave. Në Courmayeur u ngrit një post mjekësor. Ndërhyrja u koordinua nga qendra unike e emergjencave e Valle d’Aosta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)