Shembet për Shën Valentin, Harku i Dashurisë, hiqet nga lista për t’u vizituar një monument në Itali

Në Ditën e Shën Valentinit është shembur “Harku i Dashurisë” në Melendugno, një nga simbolet më të njohura natyrore të bregdetit të Salentos, duke ngritur alarmin për erozionin bregdetar.

Burimi: Corriere della Sera

16.02.2026. 08:24

Shembet për Shën Valentin, Harku i Dashurisë, hiqet nga lista për t’u vizituar një monument në Itali

Një nga simbolet më të njohura natyrore të bregdetit të Salentos, i njohur si “Harku i Dashurisë”, është shembur nga reshjet e shiut dhe erozioni pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, duke tronditur komunitetin lokal dhe dashamirësit e zonës.

Formacioni shkëmbor, i skalitur ndër vite nga deti Adriatik në gurin gëlqeror, konsiderohej një nga pikat më romantike dhe më të fotografuara të bregdetit në territorin e Melendugno. Shembja e tij ka ngritur shqetësime serioze për fenomenin e erozionit bregdetar që po prek zonën.

Kryetari i bashkisë së Melendugnos, Maurizio Cisternino, e cilësoi ngjarjen si “një goditje shumë të rëndë në zemër”, duke theksuar se lajmi i trishtë erdhi në një ditë simbolike për dashurinë.

“Harku i Dashurisë” ishte kthyer në një ikonë turistike dhe ishte përdorur edhe në fushata publicitare, duke e bërë humbjen e tij edhe më të ndjeshme për zonën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)