Nuk pagonin punonjësit, arrestohet pronari i parukerisë dhe bashkëshortja

Policia në Tiranë ka vënë në pranga pronarin e një parukerie dhe bashkërshorten e tij, pasi nuk kishin shlyer pagat e punonjësve, në vlerë prej mbi 20.000 euro.

02.03.2026. 14:01

Nuk pagonin punonjësit, arrestohet pronari i parukerisë dhe bashkëshortja

Policia në Tiranë ka vënë në pranga pronarin e një parukerie, të identifikuar si Besmir Aliko, i akuzuar për mosshlyerje të pagave ndaj punonjëseve dhe shkelje të tjera ligjore.

Sipas njoftimit zyrtar, “në kuadër të veprimeve të shpejta hetimore pas kallëzimeve të 5 shtetaseve, kanë arrestuar shtetasin me iniciale B. A., 41 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij, K. B., 38 vjeçe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë”.

Sipas hetimeve paraprake, dy bashkëshortët, pronarë të parukerisë dyshohet se nuk u kanë dhënë pagat 5 punonjëseve të tyre, në një vlerë totale rreth 20.250 euro. Punonjëset kanë kallëzuar se janë shfrytëzuar dhe mashtruar lidhur me pagesat për punën e kryer.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pajisjet me të cilat ushtrohej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt dyshohet se janë futur në vend në mënyrë të kundërligjshme, duke ngritur dyshime për veprën penale të kontrabandës.

Çifti i pronarëve akuzohen për “Mashtrim”, “Punësim të paligjshëm”, “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagim të taksave” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)