Aksident me vdekje në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Vishocicë, të bashkisë Devoll.

02.03.2026. 15:29

Aksident me vdekje në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Vishocicë, të bashkisë Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15. Shtetasi me iniciale A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjetin e tij, ka përplasur këmbësoren A. M., 85 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje. Ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

 
 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)