Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Shkëlzen Kastratit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane prej vitit 2022 për trafik droge. Po ashtu është vendosur sekuestro ndaj pasurive të babait të tij.
Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrimi u bë pas një hetimi pasuror të regjistruar më 18 shkurt dhe pas një analize të specializuar financiare të kryer nga Krimi Ekonomik në policinë e Tiranës. Nga hetimet rezultoi se të dy shtetasit nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurat për krijimin e pasurive të regjistruara në emër të tyre.
“Nga analiza financiare ka rezultuar se shtetasi Sh.K. dhe personi i lidhur me të, I.K. nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara, të cilat dyshohet se janë përfituar si rezultat i përfshirjes në aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Në këto kushte, organi i akuzës kërkoi vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, kërkesë e cila u pranua nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Pasuritë e sekuestruara janë:
- Njësia nr. 16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191 m², e përfituar nga shtetasi I.K.;
- Dy apartamente në seksionin nr. 3:
- Apartamenti nr. 36, tip 1+1, me sipërfaqe totale 65.13 m², në katin e tretë banim;
- Apartamenti nr. 39, tip 1+1, me sipërfaqe totale 65.13 m², në katin e katërt banim;
- Garazh nr. 28;
- Një apartament me sipërfaqe totale ndërtimi 104.8 m² dhe 10.5 m² ambiente të përbashkëta, i përfituar me kontratë porosie nr. 1265, i ndodhur në rrugën “Don Bosko”, Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)