Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se sulmet e tyre të fundit me raketa kishin në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore Izraelite.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, Garda pretendoi se "u shënjestruan zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcës ajrore të regjimit".
Sipas të njëjtës deklaratë, në sulm u përdorën raketa Kheibar, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi numrin e lëshimeve apo shkallën e dëmit.
Nga ana izraelite, zyrtarët raportuan se nuk pati të lënduar nga sulmet, por nuk u specifikua nëse pati dëme materiale në objektet e përmendura nga pala iraniane.
Ndërkohë, IDF thotë se ka filluar sulme shtesë në Teheran.
Ushtria izraelite thotë se ka nisur një valë të re sulmesh, të gjashtat që nga fillimi i operacionit ushtarak “Ulërima e Luanit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)