Një burrë ka ndërruar jetë në Bergamo të Italisë, i vrarë nga një dre teksa pedalonte biçikletën e tij në një shteg malor, në zonën e Pontida-s.
Mediat italiane raportojnë se të dielën në mëngjes rreth orës 9:30, teksa pedalonte biçikletën e tij malore, Osvaldo Busca, u godit nga një dre dhe ra përtokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është një 64 vjeçar nga Kremona.
Aksidenti ndodhi përgjatë shtegut Papa Giovanni. Burri i shoqëruar nga një mik, po ngiste një biçikletë elektrike përgjatë shtegut në pyllin mbi Pontida kur hasi drerin.
Pas përplasjes, burri ra në tokë, i goditur në shpatull dhe gjoks nga kafsha e egër. Busca fillimisht u ngrit, duke i thënë mikut të tij se nuk ndihej mirë dhe më pas humbi ndjenjat.
Ekipi SAF i Departamentit të Zjarrfikësve të Bergamos iu përgjigj thirrjes për ndihmë në një zonë të vështirë për tu arritur, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, çiklisti për fat të keq u shpall i vdekur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)