Spiuni ukrainas dënohet me burgim të përjetshëm, ja si e shiti veten te Rusia

Një 32-vjeçar nga Kievi është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse dhe ndihmë në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

17.02.2026. 17:19

Sipas materialeve të paraqitura nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, i dënuari kishte bashkëpunuar me FSB-në, duke hartuar korridore ajrore për raketat dhe dronët rusë, me qëllim shmangien e sistemeve ukrainase të mbrojtjes kundërajrore. Ai u arrestua në korrik 2025, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua telefoni, ku u gjetën prova që përfshinin harta me objektiva të shënuar dhe të dhëna për infrastrukturë kritike në rajonin e Kievit.

Sipas hetimeve, 32-vjeçari kishte vendosur vetë kontakt me shërbimet ruse përmes platformës Telegram, duke ofruar ndihmë në këmbim të pagesës.

Ai kishte udhëtuar nëpër rajon për të regjistruar koordinata të objekteve energjetike dhe për të fotografuar detaje të mundshme të objektivave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)