Financial Times zbulon se Bashkimi Euriopian po përgatit masa të reja për të kufizuar konkurrencën e makinave kineze në tregun e “Kontinentit të Vjetër”. Sipas draftit të parë të dokumentit, Brukseli po studion një plan që lidhet me shpërblime dhe stimuj financiarë, të cilat do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me prodhimin e automjeteve brenda territorit të BE-së.
Sipas propozimit, automjetet elektrike apo hibride që do të përfitojnë nga programet shtetërore të subvencioneve duhet të jenë të montuara në një nga vendet anëtare të Unionit. Qëllimi është të mbështetet industria europiane dhe të parandalohet që fondet publike të përfundojnë duke nxitur importet nga jashtë Bashkimit Europian.
Masa vjen në një moment kur prodhuesit kinezë, si BYD dhe SAIC Motor, po fitojnë terren në Europë falë çmimeve konkurruese dhe dominimit në sektorin e baterive. Brukseli synon të forcojë konkurrencën e prodhuesve europianë dhe të mbrojë zinxhirin industrial të kontinentit, në një kohë kur po shqyrtohen edhe masa të tjera. Aty përfshihen hetime mbi subvencionet shtetërore kineze dhe mundësia e tarifave doganore për automjetet elektrike të importuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)