“Rusia ka rënë në barbarinë më të thellë”, kancelari gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, praktikisht i pamundur

Ai argumentoi se Kremlini është i detyruar ta mbajë në funksion makinerinë e luftës, pasi nuk ka një plan të qartë për qindra mijëra ushtarë që do të ktheheshin nga fronti.

19.02.2026. 20:21

“Rusia ka rënë në barbarinë më të thellë”, kancelari gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, praktikisht i pamundur

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka lëshuar akuza të ashpra ndaj udhëheqjes ruse, duke deklaruar se “Rusia ka rënë në barbarinë më të thellë”. Sipas tij, regjimi në këtë vend nuk mund të ekzistojë pa luftë.

Sipas Merz, çdo përpjekje për negociata me presidentin rus Vladimir Putin do të ishin të kota dhe nuk do të çonte në rezultate konkrete. Ai argumentoi se Kremlini është i detyruar ta mbajë në funksion makinerinë e luftës, pasi nuk ka një plan të qartë për qindra mijëra ushtarë që do të ktheheshin nga fronti.

Kancelari gjerman shtoi se konflikti do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e rraskapitur, sin ë aspektin ushtarak, ashtu edhe ekonomikisht. Në këtë kontekst, Merz theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Moskën në një të ardhme të afërt është “praktikisht i pamundur”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)