Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 14 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të premten një ligj të ri që u jep shërbimeve shtetërore, konkretisht FSB, kompetenca të gjera për ndërprerjen e internetit brenda vendit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të premten një ligj të ri që u jep shërbimeve shtetërore, konkretisht FSB, kompetenca të gjera për ndërprerjen e internetit brenda vendit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, masat e reja detyrojnë ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë aksesin në rrjet me kërkesë të FSB-së, pa mbajtur asnjë përgjegjësi ligjore për pasojat e këtyre ndërprerjeve.
Ligji i jep gjithashtu Putinit të drejtën të vendosë personalisht se në cilat raste duhet të fiket interneti, si dhe nëse kufizimi do të zbatohet në të gjithë territorin e Rusisë apo vetëm në rajone të caktuara. Për vendime të tilla, kreu i Kremlinit nuk do të jetë i detyruar të japë shpjegime publike, shkruan Telegraph.
Dispozitat e reja shtrihen edhe në territoret e pushtuara të Ukrainës. Detajet e projektligjit u bënë publike fillimisht vitin e kaluar, kur autoritetet ruse deklaruan se nisma synon “mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit nga kërcënimet e sigurisë”, si dhe mbrojtjen e kompanive të telekomunikacionit nga pasojat ligjore.
Avokati për të drejtat e njeriut, Aleksander Karavajev, ka vënë në dukje se formulimi i ligjit mbetet i paqartë, duke lënë hapësirë për interpretime të gjera mbi shërbimet që mund të ndërpriten. Nga ana tjetër, zëvendësministri rus i Zhvillimit Digjital, Ivan Lebedev, ka deklaruar se paqartësia është e qëllimshme.
Një tragjedi është regjistruar në Siberi, ku zhytësit kanë nxjerrë nga fundi i Liqeni Baikal trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të një shoferi rus, pasi minibusi me të cilin udhëtonin ra nën akull.
19:29 4 h më parë21.02.2026.
Autori
Një virus ka shkaktuar ngordhjen e 72 tigrave në një park privat në Tajlandë, duke ngritur shqetësime për kushtet në të cilat mbahen kafshët e egra në objekte turistike.
18:21 5 h më parë21.02.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat globale në 15%, vetëm një ditë pasi Gjykata Supreme rrëzoi politikën e tij të mëparshme për taksat mbi importet.
17:55 5 h më parë21.02.2026.
Autori
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi se pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara nuk ka rrugë reale drejt paqes në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
16:42 7 h më parë21.02.2026.
Autori
"A e njeh? Milaneze, e bukur." Midis shumë fiksimeve të Jeffrey Epstein të gjurmuara në dosjet e deklasifikuara, ka edhe një për një modele dhe aktore italiane: Chiara Baschetti.
15:59 7 h më parë21.02.2026.
AutoriDomenico i vogël, djali dyvjeçar nga Napoli, i cili preku botën mbarë, kur mediat italiane njoftuan se i ishte implantuar një zemër e dëmtuar, e cila ishte transportuar me një kuti pa kushtet e nevojshme termike, ka ndërruar jetë këtë të shtunë.
14:30 9 h më parë21.02.2026.
Autori
21 kilogramë ar, me vlerë afërsisht 566 milionë jen, ju dorëzuan direkt bashkisë së qytetit të Osakës, me një qëllim specific, riparimin e tubave të vjetër të ujit.
12:06 11 h më parë21.02.2026.
Autori
Me 172.5 metra, Sagrada Familia, së cilës arkitekti katalanas Antoni Gaudí i kushtoi pjesën e fundit të jetës së tij, është ndërtesa më e lartë e Barcelonës dhe kisha më e lartë në botë.
09:24 14 h më parë21.02.2026.
Autori
Gjitarët mishngrënës i përkisnin kopshtit zoologjik privat 'Tiger Kingdom', ku turistët lejoheshin ti preknin dhe të fotografoheshin me kafshët.
08:32 15 h më parë21.02.2026.
Autori
Komente (0)