“Paqja në Ukrainë është urgjente”, thirrja e Papa Leoni XIV: Nuk mund të shtyhet më

Ati i Shenjtë theksoi se situata kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme për t’i dhënë fund dhunës.

22.02.2026. 17:34

“Paqja në Ukrainë është urgjente”, thirrja e Papa Leoni XIV: Nuk mund të shtyhet më

“Paqja nuk mund të shtyhet më tepër, është nevojë urgjente që duhet të gjejë vend në zemrat e njerëzve dhe të përkthehet në vendime të përgjegjshme”. Kështu u shpreh Papa Leoni XIV gjatë lutjes së Engjëllit, duke kujtuar se kanë kaluar tashmë katër vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ati i Shenjtë theksoi se situata kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme për t’i dhënë fund dhunës. “Për këtë arsye, e përsëris me forcë thirrjen time: të heshtin armët, të ndalen bombardimet, të arrihet pa vonesë një armëpushim dhe të forcohet dialogu për të hapur rrugën drejt paqes”, deklaroi ai.

Apeli i Papa Leonit vjen në një moment kur konflikti vazhdon të shkaktojë viktima dhe pasoja të rënda humanitare, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të gjejë rrugëdalje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)