Shpiket “ekspulsi” gastronomik, 40-vjeçares i ndalohet një vit të hyjë në restorante

Konsumoi një vakt dhe është larguar pa paguar faturën prej 70 eurosh, policia i vendos masën parandaluese dhe në rast përsëritje rrezikon nga një deri në tre vite burg.

24.02.2026. 16:09

Shpiket “ekspulsi” gastronomik, 40-vjeçares i ndalohet një vit të hyjë në restorante

Një 40-vjeçare në një provincë të Pavia-s në Itali, është ndëshkuar me një masë parandaluese që i ndalon hyrjen në restorante për një vit. Masa për “ekspulsin” gastronomik ka ardhur pasi konsumoi një vakt dhe është larguar pa paguar faturën prej 70 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur më 18 dhjetor të vitit 2025. Sipas mediave italiane, gruaja ka porositur dhe konsumoi një vakt të plotë dhe më pas është larguar nga lokali. Pronarja e restorantit e ka ndjekur menjëherë, ndërsa bashkëshorti i saj ka arritur ta ndalojë pak metra karg restorantit.

E përballur me situatën, 40-vjeçarja është justifikuar duke thënë se kishte harruar portofolin në shtëpi dhe se do të kthehej brenda mbrëmjes për të shlyer shumën. Pronarët e kanë lënë të lirë, por ajo nuk është rikthyer më. Pas denoncimit në polici, autoritetet e identifikuan gruan edhe falë kamerave të sigurisë së lokalit dhe e referuan për veprën penale të mospagimit me mashtrim.

Komisariati i policisë i ka njoftuar dy masa parandaluese: një paralajmërim zyrtar dhe një ndalim të njohur si “ekspuls”, që e pengon të hyjë në restorantet e të gjithë provincës së Pavia-s për një periudhë njëvjeçare. Shkelja e këtij ndalimi parashikon dënim nga një deri në tre vite burg dhe gjobë deri në 24 mijë euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)