Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar ka çuar në arrestimin e katër personave në Napoli, mes tyre edhe një avokat. Ata dyshohet se kishin vendosur kontroll mbi disa aktivitete brenda spitalit “San Giovanni Bosco”.
Sipas hetimeve, pas skemës qëndronte Klani Contini, një nga grupet e njohura të Camorrës napolitane. Prokuroria Antimafia dyshon se përmes kërcënimeve, përdorimit të emrave të personave të tretë për firmosjen e kontratave apo delegimin e punëve dhe nëpërmjet lidhjeve me drejtues të strukturës, klani kishte arritur të ndërtonte një sistem paralel menaxhimi brenda spitalit.
Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza dhe karabinierët e Napolit, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia. Sipas hetuesve, grupi kontrollonte lokalin dhe makineritë e pijeve të spitalit. Gjithashtu, ata ndërhynin në procedurat e shtrimeve të pacientëve, si edhe siguronin certifikata mjekësore që përdoreshin për të përfituar lirinë nga burgu.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)