Kishte kërkuar divorcin, vjehrri godet nusen 10 herë me hanxhar

Një 85 vjeçar në Romë sulmoi me hanxhar nusen e djalit, e cila ishte në proces divorci me të.

Burimi: Roma Today

25.02.2026. 20:24

Kishte kërkuar divorcin, vjehrri godet nusen 10 herë me hanxhar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin italian paraditen e së mërkurës, kur një 85-vjeçar ka sulmuar me hanxhar nusen e djalit të tij në mes të rrugës.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja 41-vjeçare sapo kishte lënë fëmijët në shkollë kur është përballur me vjehrrin e saj në rrugën Bravetta. Në rrethana ende të paqarta, i moshuari ka nisur një sulm të dhunshëm, duke e goditur me 10 herë me hanxhar në kokë dhe në duar.

Ndërhyrja e menjëhershme e një efektivi të forcave të rendit, i cili ndodhej rastësisht në zonë jashtë shërbimit, bëri të mundur çarmatimin e agresorit. Më pas, 85-vjeçari u ndalua nga patrullat e mbërritura në vendngjarje dhe u shoqërua në komisariat, ku edhe u arrestua.

E plagosura u transportua me urgjencë në spitalin Ospedale San Camillo në gjendje të rëndë, por sipas burimeve mjekësore, nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë akt të rëndë dhune familjare, teksa paraprakisht dyshohet se gruaja ishte në proces divorci me djalin e autorit të sulmit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)